Thursday, September 29, 2011

Koha


             Dy buzë gonxhe lëngun tim thëthitën. 

              Dy sy universe qiellin sollën pranë.
              Dy hapje petali shpërthyen tek unë. 
                 Dy Diej dritën e tyre më dhanë. 
                
                 Mbi mua dhunshëm Koha kalon. 
               Mbi ty sjell vetëm ëndrra e bukuri. 
             Eshte shkruar: jeta mbi jetë lulëzon, 
               duke gdhendur kështu një histori.

KlARitA SeLmANi ©

Salla







Më quajnë Natali.
Mbi shpatulla më qëndron
e imja histori.
Një civilizim dhe një pikëpyetje.



Jam Maria. Karatasua jam unë. 
Ndodhemi këtu të zgjidhim
çdo vështirësi tuajën.
Do të studjojmë bashkë
në këtë periudhë.


Jam Mariana,
vendi im është Moldavia.
Kam një ëngjëll të vogël.
Vajza e vetme, ajo, imja.


Jam Nikua, vij nga Komuna.
Jam dhe unë fëmi refugjatësh.
Erdha bashkë me ju,
gëzohem për njohjen!


Quhem Ollga.
Bjelloruse jam.


Më quajne Eleni.
Shqipetare jam.


Jam Tatiana,
vendi im, Kazakistani.


Bashkë njihemi!
Jam Maria.
Ç’bëni? Si jeni?
Telefonin tim e keni?
Për çdo nevojë,
më merni.


Zllateva unë,
jam Bullgare.
Ju lutem, ndihmomëni!
Nuk dua të humbas
këtë rast (seminar)


Më quajnë Juli,
jam nga Gjeorgjia.


Më quajnë Esmeralda.
Jam Ponde.


Emri im, Bogdana.
Ukraneze jam.


Quhem Irini.
Vij nga Rusia.


Me thonë Teuta.
Vendlindja ime, Shqipëria,

e madhe, e lashtë
dhe e imja historia.


Prezantohem: FEMER
Mbart një komb,
një kulturë, nje botëkuptim.
Dua të shoh, të shijoj, të mësoj
thelbin tënd,
Greqi.





Klarita Selmani ©



Sinteze autobiografike

Jam dhemb i porsadale
qe koren e fjales kruan me mani .

Vesa mbi qerpik, premtimeve te sinqerta ,
enderrimi i varur cepit te syrit vajzeror .

Pasthirrma e kenges te nje mbremje ,
rrezja depertuese, avulluese e vetvetes .

Ulli , perkulur ngarkeses se neserme ,
feshferim gjethesh ikejake, vjeshtrave .

Stalaktit durimi shpellrave te kohes ,
maratonomak fidanesh ndrojtjes se agimeve .

Sarkazem akrobate mbi prush ndjenjash ,
buzeqeshje e shuar kongjijve te shpreses .

Kulloshter stine hakmarrese endrrash ,
klorofil mortor kercejsh shpirtkputur .

Valixhe harruar stacioneve dritpaka ,
lypsar buzeqeshjesh udhekryqeve te hirta .

Rrenqethje akustike, e te pavesheve 
kord zanore , e te pagojeve .

Rezonanca e roberise time pa shpetim .

Thinja e sotme ,
varglyer ne pigment gjakdridhes ...



Klarita Selmani ©